Kina duhet të zgjedhë pse t’u dorëzohet kërkesës së vendeve perëndimore dhe të lejojë një hetim tjetër të udhëhequr nga OBSH-ja për origjinën e Covid-19 ose të përjashtohet nga bashkësia ndërkombëtare, paralajmëroi këshilltari i sigurisë kombëtare i presidentit amerikan Joe Biden, Jake Sullivan.
Ai e bëri paralajmërimin ndaj Kinës gjatë një interviste me Chris Ëallace në Fox News Sunday. I pyetur nëse Biden synon të këmbëngulë që një hetim i dytë i mundshëm për origjinën e virusit duhet të jetë një hetim ‘i pavarur’, Sullivan tha se presidenti kishte bindur aleatët e Uashingtonit në G7 për të rritur presion mbi Pekinin.
“Është detyrë diplomatike, mbledhja e kombeve të botës, duke rritur presionin politik dhe diplomatik mbi Kinën, që është një pjesë thelbësore e përpjekjes që ne jemi duke ndërmarrë për ta përballuar Kinën me një zgjedhje të zymtë.” – tha Sullivan.
Pekinit, argumentoi Sullivan, iu dha një ultimatum: Ose të pajtohej me kërkesat dhe të lejonte që hetuesit të bënin punën e vërtetë për të kuptuar se nga erdhi Covid-19’ ose ‘të përballet me izolimin në bashkësinë ndërkombëtare’.
Përgatiti për Hashtag.al, Klodian Manjani