Kryeqyteti i Turkmenistanit në Azinë Qendrore, është shpallur si qyteti më i shtrenjtë në botë për punëtorët e huaj.
Ashgabat, qytet me rreth një milion banorë, është ngjitur në vendin e parë në listën e hartuar nga kompania për konsulencë Mercer.
Raporti e vendos Ashgabatin mbi qytetin më të shtrenjtë vitin e kaluar, Hong Kong, i cili tani është në vendin e dytë, i pasuar nga Bejruti në Liban dhe Tokio dhe Japoni.
Raporti vjetor i kompanisë Mercer, rendit 209 qytete, duke u bazuar në shpenzimet për jetesë, duke përfshirë, banimin, transportin dhe ushqimin.
Përveç Ashgabatit, Hong Kongut, Bejrutit dhe Tokios, në 10 vendet më të shtrenjta në botë për punëtorët e huaj janë përfshirë edhe: Cyrihu, Shangai, Singapori, Gjeneva, Pekini dhe Berni.