Vendosni fjalën kyçe....

Përplasjes me Lelin, Ministria e Shëndetësisë i jep ‘OK’ mbledhjeve të Këshillit Bashkiak të Vlorës


Ministria e Shëndetësisë thotë se masat anti-Covid nuk pengojnë zhvillimin e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak të Vlorës në ambientet e teatrit “Petro Marko”.

Ky reagim rrëzon qëndrimet e kryebashkiakut të Vlorës Dritan Leli i cili refuzon të marrë pjesë fizikisht në mbledhjet e Këshillit Bashkiak, duke kërkuar zhvillimin e tyre online.

Në reagimin e Ministrisë së Shëndetësisë, urdhri për grumbullimet e shumë personave në ambiente të mbyllura lidhet me tubime, konferenca, mbledhje partiake, ceremoni festive ku rreziku i përhapjes së koronavirusit është më i lartë.

 “Përsa i përket Urdhërit të  Ministres së Shëndetësisë ‘Për ndalimin e grumbullimeve në vende të mbyllura apo te hapura’ qëllimi ka qenë ndalimi i grumbullimeve të posaçme, që sikundër përmendet në urdhër lidhet me tubimet, konferencat, mbledhjet partiake, ceremonitë  festive etj.

Ku rreziku i trasmetimit të virusit është shumë i lartë. Përsa më sipër ky urdhër nuk cënon aktivitetin e Këshillit Bashkiak, pasi zhvillimi i  mbledhjeve është vijimësi e punës së Këshillit Bashkiak, një praktikë që përdoret edhe nga institucione të tjera që punën e tyre e mbështesin mbi organe kolegjiale.

Sot Vlora paraqet një situatë epidemiologjike të mirë, pa asnjë rast Covid. Sigurisht, këto mbledhje duhet të zhvillohen në përputhje me protokollet anti-Covid të miratuara si respektimi i distances, mbajtja e maskes, kushtet higjenosanitare etj.”– thuhet në përgjigjen e zv.ministres Mira Rakacolli.

Por pavarësisht kësaj përgjigjeje, Leli ka refuzuar të marrë pjesë edhe në mbledhjen e sotme.

Sjellim ndërmend se kjo përplasje mes Dritan Lelit dhe Këshillit Bashkiak nisi pas kërkesës së kryebashkiakut për shkarkimin nga detyra të Sekretarit të Përgjithshëm të këshillit, Agron Gjipali me argumentin se ka arritur moshën për të dalë në pension.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *