Vendosni fjalën kyçe....

Shitet për 550 mijë dollarë “Toyota” që drejtonte Paul Walker në dy filmat e parë të “Fast and Furious”


Shitet për 550 mijë dollarë makina ngjyrë portokalli “Toyota Supra” me të cilën Paul Walker u shfaq duke e drejtuar 20 vjet më parë në filmin e parë “Fast and Furious”.

Siç shkruan “Daily Mail”, automjeti Toyota Supra 1994, i ndërtuar nga legjendari Eddie Paul u shit në një ankand në Las Vegas gjatë fundjavës.

Oferta fituese u bë përmes telefonit dhe identiteti i fituesit nuk u zbulua. Ky ishte një nga ankandet më të parashikuara të makinave në vitet e fundit.

Makina shihet duke u drejtuar nga Walker në një skenë ikonike në “The Fast and the Furious” ku personazhi i luajtur nga ai, Brian O’Connor shkatërron një Ferrari në një garë të improvizuar në Malibu.

Walker shihet gjithashtu duke e drejtuar këtë automjet portokalli në filmin e dytë të kësaj sage.

Vëllai i aktorit, Cody Walker, i cili ndihmoi në realizimin e filmit të 7-të pas vdekjes tragjike të vëllait të tij në fund të nëntorit të vitit 2013, foli për TMZ në fillim të këtij muaji në lidhje me ankandin.

Ai tha se Paul ndoshta nuk do të kishte ëndërruar që ata të ishin sot në filmin e nëntë kur ai filloi të bënte filmin e parë mbi 20 vjet më parë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *