Vendosni fjalën kyçe....

Shkoi të tërheqë 20 dollarë në bankomat, e moshuara amerikane zbulon se është bërë miliardere


Një grua nga Florida e cila shkoi të tërhiqte 20 dollarë nga një bankomat, zbuloi se ishte bërë një miliardere.

Sikurse shkruan Daily Mail, Julia Yonkowski nga Largo kur po kontrollonte llogarinë e saj të shtunën pasi donte të tërhiqte 20 dollarë, vuri re se kishte 999,985,855.94 dollarë në llogari.

Kjo e bën atë personin e 615-të më të pasur në Amerikë, por zonja Yonkowski nuk ka shpenzuar asnjë qindarkë por kërkon t’ja kthejë paratë pronarit të tyre të ligjshëm.

Yonkowski shkoi të kërkonte ndihmë në Bankën e saj lokale në Chase, por deri më tani askush nuk i ka kthyer përgjigje.

“O Zot, unë u tmerrova. E di që shumica e njerëzve do të mendonin se ata fituan lotarinë, por unë u tmerrova.”- tha ajo për WFLA.

E moshuara vazhdon: “Unë kam lexuar histori në lidhje me njerëzit që kanë marrë kështu paratë, dhe pastaj ata duhej t’i shlyenin ato. Unë nuk do ta bëja gjithsesi sepse nuk janë paratë e mia. Në një farë mënyrë kjo më tremb sepse e dini për kërcënimet kibernetike. Unë nuk di çfarë të mendoj.”

Yonkowski tha se për shkak se ishte fundjavë ajo e kishte të vështirë të arrinte dikë me autoritet në bankë.

Është e paqartë se çfarë e shkaktoi gabimin që e bëri zonjën Yonkowski një miliardere.

Banka ende nuk ka bërë komente për gabimin dhe zonja Yonkowski shpreson ndërkohë se paratë do të hiqen nga llogaria e saj sa më shpejt të jetë e mundur.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *