Vendosni fjalën kyçe....

Tabaku publikon shifrat e BB-së dhe BERZH-it: Shqipëria e dyta në botë për korrupsion


Deputetja e zgjedhur e PD-së për Parlamentin e ardhshëm, Jorida Tabaku, thotë se bizneset shqiptare paguajnë 3 herë më shumë korrupsion në raport me 8 vite më pare.

Ajo i referohet një raporti të BERZH-it dhe Bankës Botërore. Zonja Tabaku shprehet se korrupsioni është oksigjeni i kësaj maxhorance që sipas saj stimulon pandershmërinë dhe paligjshmërinë.

Sipas Tabakut, PS mund të ofrojë vetëm vjedhje dhe korrupsion si formë qeverisjeje.

“Një shtet i kapur nga korrupsioni, që fut duart në xhepat e sipërmarrjeve dhe qytetarëve. Kjo është e vërteta e Shqipërisë që pasqyrohet edhe nga Banka Botërore dhe BERZH.

Të dytët në botë për korrupsionin, me zyrtarë që mbushin portofolet nga taksat e shqiptarëve dhe u heqin fitimet bizneseve të shqiptarëve.

3 herë më shumë korrupsion paguajnë bizneset shqiptare në raport me 8 vite më parë!

Ky nuk është as raporti i vetëm dhe as raporti i fundit ndërkombëtar që tregon natyrën e vërtetë të regjimit të korruptuar që shqiptarët kanë përballë.

Korrupsioni është oksigjeni i kësaj mazhorance prandaj ajo stimulon pandershmërinë dhe paligjshmërinë.

Një regjim që vjedh zgjedhjet mund të ofrojë vetëm vjedhjen dhe korrupsionin si formë qeverisje!”- shkruan Tabaku.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *