Vendosni fjalën kyçe....

“Turp të keni” – Zhurma e tifozëve detyron UEFA-n të hedhë poshtë kërkesën e Gjermanisë për të veshur stadiumin me ngjyrat LGBT


UEFA ka hedhur poshtë kërkesën për të veshur stadiumin e Mynihut ‘Allianz Arena’ me ngjyrat e ylberit në mbështetje të komunitetit LGBT përpara përplasjes së të mërkurës me Hungarinë, duke nxitur reagime të shumta në rrjet.

Vetëm disa ditë pasi UEFA u tërhoq nga hetimi i shkurtër për vendimin e kapitenit gjerman Manuel Neuer për të veshur shiritin e kapitenit me ngjyrat e ylberit, organi administrativ i futbollit evropian duket se ka tërhequr një vijë të kuqe kur bëhet fjalë për gjeste të hapura duke i mohuar Federatës Gjermane të Futbollit kërkesën për të vedhur stadiumin me ngjyrat e ylberit.

UEFA mori një kërkesë zyrtare nga kryebashkiaku i Mynihut, Dieter Reiter, të hënën, por vendosi që lëvizja ishte e motivuar politikisht si një përgjigje ndaj legjislacionit të miratuar së fundmi në Hungari që synon të parandalojë personat LGBT të paraqesin materiale që synojnë njerëz nën moshën 18 vjeç.

Për këtë arsye, UEFA vendosi të mohojë kërkesën, por propozoi një seri datash alternative në të cilat stadiumi i Mynihut mund të shfaqte ngjyrat LGBT.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *