Në kuadër të imunizimit anti-COVID në Turqi, nga e mërkura të gjithë shtetasit mbi moshën 25 vjeçare mund të caktojnë takimin për vaksinim.
“Kufiri i moshës për caktimin e vaksinimit është ulur në 25 vjeç. Të rinjtë le të flasin dhe të ndihmojnë të moshuarit që kanë vonuar vaksinimin. Terminet mund të merren nga nesër dhe të rinjtë të bëhen aktivë në luftën kundër pandemisë”, tha ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca në Twitter.
Në kuadër të programit të imunizimit në Turqi deri tani janë aplikuar 43.047.823 doza të vaksinës kundër koronavirusit. Dozën e parë anti-COVID në Turqi e kanë marrë 28.511.324 persona ndërsa dozën e dytë 14.536.499 persona.