Vendosni fjalën kyçe....

U përfol se do garonte për kreun e PDK-së, reagon Cakaj: Nuk synoj të bëhem pjesë e asnjë partie në Kosovë


Ish-ushtruesi i detyrës së Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme në vendin tonë Gent Cakaj u përfol se do ishte një nga kandidatët për kryetar të Partisë Demokratike të Kosovës.

Në një reagim të tijin mbi këto zëra, Cakaj thotë se nuk synon të bëhet pjesë e asnjë partie politike në Kosovë dhe se është tërhequr nga jeta publike deri në një vendim të dytë.

Një sqarim i vogël:

E para, ashtu siç e kam sqaruar disa herë tashmë,

unë nuk jam dhe nuk synoj të bëhem pjesë e asnjë partie politike në Kosovë. E dyta, unë jam tërhequr përkohësisht nga jeta publike deri në një vendim tjetër, për të cilin, me siguri, do t’iu njoftoj personalisht!

Ju uroj çdo të mirë në ndërkohë e mirëmbeteshi”-shkruan Cakaj.

PDK-ja në Kosovë ka hapur garën për zgjedhjen e kryetarit të ri pas zgjedhjeve të parakohshme të 14 shkurtit ku mbeti sërish në opozitë.

Pas thirrjes së Kadri Veselit në Hagë drejtimin e partisë e mori Enver Hoxhaj dhe tashmë kjo parti ka hyrë në një garë ku ende nuk ka një profil të qartë se cilët janë figurat që do kandidojnë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *