Sipërmarrësi dhe krijuesi i antivirusit kompjuterik, John McAfee dyshohet u vetëvar në qelinë e tij të burgut të mërkurën pasi gjykata e lartë spanjolle autorizoi ekstradimin e tij në Shtetet e Bashkuara, tha avokati i tij për Reuters.
I njohur për sjelljen e tij të çuditshme dhe videot, McAfee, 75, ishte një pionier i softuerit anti-virus dhe i paditur në Tenesi (SHBA) për akuzat e evazionit fiskal. Ai gjithashtu u akuzua në një rast mashtrimi kriptovalutash në New York.
Gjykata e lartë e Spanjës ra dakord të ekstradojë McAfee në Shtetet e Bashkuara, raportohet në një dokument gjyqësor i lëshuar të mërkurën.