Vendosni fjalën kyçe....

I kapen rreth 18 mijë euro të padeklaruara, ndalohet në Qafë Thanë i riu nga Maqedonia e Veriut


Rreth 18 mijë euro janë bllokuar në pikën kufitare të Qafë Thanës, ndërsa personit të cilit iu kapën është arrestuar nga policia.

Bëhet fjalë për në 34-vjeçar nga Maqedonia e Veriut.

Sasia e padeklaruar e eurove u kap pas kontrollit në mjetin tip ‘VW’ me të cilin udhëtonte i riu.

Njoftimi

“Sekuestrohen 17.770 euro të padeklaruara në pikën kufitare të Qafë-Thanës, ndërsa në pranga ra poseduesi i tyre, një i ri nga Shkupi. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Qafë-Thanë, në bashkëpunim me autoritetet doganore, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll të imtësishëm mjetin tip “Volksëagen”, me drejtues shtetasin Z. N., 34 vjeç, nga Maqedonia e Veriut. Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij, në një çantë, iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 17.770 euro, sasi të cilën ky shtetas nuk e kishte deklaruar. Veprimet e mëtejshme u kryen nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, të cilët bënë arrestimin në flagrancë të 34-vjeçarit. Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *