Vendosni fjalën kyçe....

Macron në takimin me Kurtin: Serbia dhe Kosova të gjejnë kompromisin si evropianë


Presidenti i Francës, Emmanuel Macron iu bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë për t’u angazhuar si evropianë në gjetjen e një kompromisi “që do t’i bëjë të mundur Beogradit dhe Prishtinës të kthehen tek e ardhmja evropiane”.

Unë i ftoj Kosovën dhe Serbinë për tu angazhuar si evropianë në gjetjen e një kompromisi që do t’i bëjë Beogradin dhe Prishtinën të kthehen drejtë një të ardhmeje evropiane”, ka thënë Macron, gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, para Pallatit Elysee.

Ai këto komente i bëri të mërkurën në mbrëmje (23 qershor) para fillimit të takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Macron dhe Kurti në një paraqitje para mediave vlerësuan raportet mes dy vendeve.

Kryeministri Kurti tha se “Evropa është bashkimi më i mirë për t’i hedhur bazat e një paqeje afatgjate dhe të konceptuar drejt”.

Tanimë realiteti ri ka përbërës të rinj. Ju siguroj se po i ndjekim nga afër zhvillimet e fundit në Bruksel sidomos vizitën e presidentit amerikan (Joe Biden) dhe bisedat me udhëheqësit e shteteve evropiane, të BE-së dhe më gjerë. Ne besojmë se një situatë e re politike po krijohet, një situatë e menduar më mirë me pjesëmarrje më të artikuluara dhe drejtëpeshuara dhe një besim më të lartë”, tha Kurti.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *