Një vajzë e mitur është mbytur në Dibër.
12-vjeçarja ka gjetur vdekjen teksa ka qenë duke u larë në lumin Drin.
Ngjarja e rëndë ka nodhur në vendin e quajtur ‘Ura e Lushes’.
Njoftimi
“Në vendin e quajtur ‘Ura e Lushes’, njësia Administrative Arras, një 12 vjeçare duke u larë në lumin Drin është mbytur. Shërbimet e Policisë në bashkëpunim me banorët e zonës kanë bërë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen e trupit të së miturës. Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.”