Kancelarja gjermane Angela Merkel ka kritikuar të mërkurën ligjin e ri të planifikuar të Hungarisë për të ndaluar shpërndarjen e materialeve në shkolla për homoseksualitetin dhe ndryshimin e gjinisë.
“Unë mendoj se ky ligj është i gabuar dhe gjithashtu nuk është në përputhje me idetë e mia.” – i tha Merkel dhomës së ulët të parlamentit të Bundestag, duke shtuar që projektligji ishte diçka që ajo e kundërshtonte politikisht, shkruan Reuters.
Më herët të njëjtin vendim ka mbajtur edhe shefja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen e cila tha se Brukseli ishte kategorikisht kundër projektligit hungarez duke kërcënuar me ‘hakmarrje’.
Përgatiti për Hashtag.al, Klodian Manjani