Vendosni fjalën kyçe....

Ministri gjerman kritikon ashpër UEFA-n: Dha sinjal të gabuar duke mos e lejuar flamurin LGBT+ në stadium


Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas kritikoi ashpër vendimin e UEFA-s për të bllokuar planet për të veshur stadiumin ‘Allianz Arena’ të Mynihut me ngjyrat e ylberit LGBT+ për ndeshjen e Gjermanisë në Euro 2020 kundër Hungarisë.

“Është e vërtetë, fusha e futbollit nuk ka të bëjë me politikën.” – shkroi Maas në Twitter, pasi organi evropian i futbollit fajësoi ‘kontekstin politik’ për vendimin e tij.

“Ka të bëjë me njerëz, me drejtësi, me tolerancë. Kjo është arsyeja pse @UEFA po dërgon sinjal të gabuar.” – tha ai. Autoritetet e qytetit të Mynihut kërkuan që ‘Allianz Arena’ – në pronësi të Bajernit të Mynihut, por të dhënë me qira te UEFA për Euro 2020 – të vishej me ngjyrat e ylberit për ndeshjen vendimtare të Grupit F për të ‘dërguar një shenjë të dukshme solidariteti’ me komunitetin LGBT të Hungarisë.

Por UEFA e hodhi poshtë kërkesën, duke këmbëngulur se ajo duhet të mbetet një ‘organizatë asnjanëse politike e fetare’.

Qeveria e krahut të djathtë të Hungarisë javën e kaluar miratoi një ligj që ndalon ‘promovimin’ e homoseksualitetit tek të miturit, duke ndaluar çdo program arsimor ose material në të cilin përmendet homoseksualiteti.

Masa e UEFA-s tërhoqi kritika nga personalitetet e futbollit në të gjithë Evropën, si dhe nga komuniteti lezbik, homoseksual, biseksual, transgjinor i Gjermanisë.

Pas refuzimit të UEFA-s, kryebashkiaku i Mynihut, Dieter Reiter, njoftoi planet për të dekoruar monumentet e tjera të qytetit në ngjyrat e ylberit.

Mynihu do të vendosë flamuj me ngjyrë ylberi në bashkinë e tij të qytetit dhe do të ndriçojë një turbinë të madhe ere afër stadiumit, si dhe Kullën Olimpike 291 metra të lartë.

Stadiume të tjera në të gjithë Gjermaninë po planifikojnë shfaqje të ngjyrave të ylberit, duke përfshirë Stadiumin Olimpik të Berlinit, si dhe stadiume të Bundesligës në Këln, Frankfurt dhe Wolfsburg.

Përgatiti për Hashtag.al, Klodian Manjani


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *