Vendosni fjalën kyçe....

Nuk pranuan të bëjnë vaksinën, largohen nga puna mbi 150 punonjës të spitalit në SHBA


Më shumë se 150 punonjës të një spitali në Hjuston kanë dhënë dorëheqjen ose janë pushuar nga puna që nga e Marta.

Kjo për shkak të politikës së fundit të spitalit, që kërkonte që punonjësit e tij të vaksinohen kundër COVID-19 deri të hënën.

Siç raportojnë mediet lokale, 153 punonjës të Spitalit Metodist të Hjustonit dhanë dorëheqjen ose u pushuan nga puna, vetëm për shkak se refuzuan të kryenin vaksinën.

Zëdhënësja Patti Muck tha se spitali ka rreth 25 mijë punonjës dhe pothuajse të gjithë e kanë respektuar politikën.

Shkarkimet vijnë pas disa javë diskutime ku punonjësit e spitalit zhvilluan protesta dhe ngritën një proces gjyqësor kundër spitalit, duke pretenduar që politika shkel të drejtat e tyre.

“Jam shumë e lumtur dhe e lehtësuar.”- tha të martën Jennifer Bridges, një nga paditësit kryesorë në padi. “Unë nuk dua të kem të bëj me këtë spital”.

Largimi masiv i punëtorëve erdhi pasi një gjykatës e refuzoi këtë padi.  Por Bridges, u zotua se do ta dërgojë rastin deri në Gjykatën Supreme, “nëse është e nevojshme“.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *