Gjykata Kushtuese ka rrëzuar kërkesën e përfaqësueses së qeverisë lidhur me pezullimin e çështjes së zgjedhjeve lokale të 2019-tës, pasi nuk u janë vënë në dispozicion dokumentet e nevojshme për ndryshimet që janë bërë në statutin që kanë Shoqatat e Bashkisë.
Po kështu, Kushtetuesja iu la një orë kohë palëve për t’u njohur me aktet e dosjes. Sipas “Balkanweb”, u rrëzua edhe kërkesa e Shoqatës Autonomi Vendore që të bëhej pjesë e procesit si palë e interesuar.
Kujtojmë se përfaqësuesja e qeverisë Edlira Kokona i ka kërkuar Gjykatës Kushtetuese të mos e pranojë shqyrtimin e padisë për rrëzimin e zgjedhjeve të 30 qershorit 2019, me pretendimin se është bërë jashtë afatit.
Ajo kërkoi pushimin e gjykimit të çështjes derisa të merret një vendim për organet drejtuese të shoqatës, ku Pjerin Ndreu i mori vendin Voltana Ademit.
“Nuk na është vënë në dispozicion statuti i shoqatës së bashkive. Kërkojmë kopjen e prokurës për zonjën Ademi si përfaqësuese e shoqatës. Këshilli i Ministrave kërkon pezullimin e çështjes, derisa gjykata e Tiranës të shprehet për organet drejtuesve te shoqatës. Kërkojmë pushimin e gjykimit për shkak të juridiksionit të gjykatës kushtetuese. Për aq kohë sa është pranuar shoqata e bashkive, duhet të pranohet edhe shoqata e autonomisë vendore.”- tha Kokona.