Përmes një transaksioni të pazakontë dhe me pikëpyetje të mëdha ligjore, qeveria ka shpenzuar rreth 9 milionë dollarë pë të blerë një godinë karabina në Vlorë që më pas do shembet.
Bëhet fjalë për hotelin 15 katësh në pronësi të biznesmenit Sulo Shehu, i vendosur në Sheshin e Flamurit në Vlorë. Ndërtimi i godinës ka nisur që para viteve ’90. Më pas ndërtesa u ble nga biznesmeni Sulo Shehu për t’u shndërruar në hotel.
Por edhe pse kaluan shumë vite, ajo nuk u përfundua asnjëherë, derisa hyri qeveria në pazar. Jo vetëm transaksioni, po e gjithë procedura e ndjekur është e pazakontë. Idenë që shteti të blejë karabinanë në mes të Vlorës me paratë e qytetarëve dhe më pas ta shëmbë e ka propozuar një studio private e ngarkuar me hartimin e projektit për rigjenerimin e urban të Sheshit të Flamurit.
Pas këtij propozimi, bashkia e Vlorës nisi procedurat për të përcaktuar çmimin e blerjes së bashku me Institutin e Ndërtimit. Në atë kohë Edi Rama e Dritan Leli nuk ishin në luftë të hapur me njëri-tjetrin dhe bashkia i dërgoi për miratim qeverisë projektvendimin që i hapte rrugë blerjes së ndërtesës.
Por më vonë bashkia u tërhoq dhe në lojë Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Është pikërisht Fondi i Zhvillimit që e ka blerë për 8.8 milionë euro ndërtesën që do shembet. MCN iu drejtua zyrtarisht Fondit të Zhvillimit për informacion duke e pyetur se mbi çfarë baze ligjore ky institucion shpenzon miliona euro nga paratë e taksapaguesve për të bvlerë një godinë me qëllim shembjen e saj.
Në përgjigje Fondi thotë se ka vepruar në përputhje me hapësirat që i lejon ligji dhe misionin e tij për të nxitur zhvillimin ekonomik të vendit. Por ndërkohë 9 milionë dollarët të taksapaguesve u shpenzuan për të blerë një godinë që do shembet, thotë MCN.
Gazetari Klodian Tomorri shkruan se e gjitha procedura për blerjen e karabinasë që do prishet e që u ka kushtuar taksapaguesve rreth 9 milionë dollarë është e çuditshme.
Ai shpjegon se idenë për prishjen e ka dhënë një studio private, koston e ka përcaktuar bashkia e Vlorës dhe Instituti i Ndërtimit ndërsa lekët i ka paguar Fondi Shqiptar i Zhvillimit.
VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e MCN