Këtë të mërkurë, kryeministri Edi Rama ka kujtuar fitoren e socialistëve në zgjedhjet e 23 qershorit të vitit 2013, që e sollën atë në pushtet.
Ndërkohë që Rama po bëhet gati për të qeverisur në mandatin e tretë, ai shkruan në “Instagram” se si sot 8 vite më parë shqiptarët ia besuan të ardhmen e tyre PS-së.
“Si sot 8 vite më parë shqiptarët i besuan të ardhmen e tyre Partisë Socialiste të Shqipërisë #ShqipëriaEArdhmjaJonë.”- shkruan Rama.
View this post on Instagram
Në zgjedhjet e vitit 2013, Partia Socialiste arriti të fitonte 65 mandate, por në total së bashku me koalicionin Rama arriti të merrte 83 mandate.
Ndërkohë në zgjedhjet e fundit parlamentare të 25 Prillit 2021, Rama pa asnjë koalicion arriti të merrte 74 mandate.