Vendosni fjalën kyçe....

Raporti: Mbi 3 mijë migrantë të bllokuar në kufirin SHBA-Meksikë janë rrëmbyer, përdhunuar ose sulmuar që nga janari


Gati 3 mijë e 300 migrantë të bllokuar në Meksikë që nga janari për shkak të një politike kufitare të SHBA-ve janë rrëmbyer, përdhunuar, trafikuar ose sulmuar. Në këtë përfundim del një raport i kryer nga një grup i të drejtave të njeriut i publikuar të martën (22 qershor).

Raporti i publikuar nga grupi Human Rights First me qendër në New York, dokumenton rastet e migrantëve dhe azilkërkuesve të bllokuar në Meksikë që kur Presidenti i SHBA-ve Joe Biden mori detyrën më 20 Janar.

Siç shkruan Reuters, numri i rasteve është rritur javët e fundit nga rreth 500 incidente të tilla të regjistruara në Prill, në 3,300 nga mesi i qershorit.

Biden ka rrëzuar shumë nga politikat kufizuese të imigracionit të paraardhësit të tij republikan, ish-Presidentit Donald Trump. Sidoqoftë, administrata e Biden ka lënë në zbatim një politikë për dëbimin në kufi të njohur si Titulli 42. Gjatë mandatit pesë-mujor të Biden, më shumë se 400 mijë migrantë të ndaluar në ose afër kufirit janë dëbuar, përfshirë shumë familje të Amerikës Qendrore dhe azilkërkues të kthyer përsëri në Meksikë.

Publikisht, administrata e Biden këmbëngul që urdhri mbetet i domosdoshëm për të kufizuar përhapjen e koronavirusit, megjithëse nuk ka argumentuar me të dhëna shkencore për të mbështetur atë arsyetim.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *