Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen premtoi të përdorë gjithë fuqinë e saj për të luftuar kundër një ligji të diskutueshëm hungarez, që ndalon promovimin e homoseksualitetit dhe ndryshimin gjinor midis fëmijëve.
Duke folur në një konferencë shtypi të mërkurën, shefja e Komisionit Europian e quajti ligjin hungarez ‘një turp’ dhe tha se Brukseli do të ndërmarrë hapa ligjorë brenda autoritetit të tij për ta kundërshtuar atë.
Ajo udhëzoi komisionerët që t’i dërgojnë qeverisë hungareze një letër ‘për të shprehur shqetësimet ligjore para se projektligji të hyjë në fuqi’.
“Ky projektligj qartë diskriminon njerëzit në bazë të orientimit të tyre seksual dhe bie ndesh me të gjitha vlerat themelore të Bashkimit Evropian.”
Legjislacioni u miratua nga parlamenti hungarez javën e kaluar si pjesë e një projektligji më të madh për goditjen e krimeve seksuale kundër të miturve.
Dispozitat që nxitën zemërimin nga Brukseli dhe disa kombe të BE-së, ndalojnë që përmbajtja që promovon marrëdhëniet homoseksuale dhe tranzicionin gjinor t’u tregohet nxënësve të shkollës.
Kritikët e shohin projektligjin si diskriminues dhe stigmatizues të komunitetit LGBT. Më parë këtë javë, një grup prej 14 anëtarësh të BE-së i bëri thirrje KE-së të ndërmarrë veprime kundër Hungarisë.
Përgatiti për Hashtag.al, Klodian Manjani