Vendosni fjalën kyçe....

S’ka datë për negociatat me BE-në, flet Rama: Ne nuk kemi dështuar


Ka nisur në Maqedoninë e Veriut Forumi i Parë Ekonomik, ku merr pjesë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Fillimisht kryeministri Rama komentoi vendimin e marrë një ditë më parë nga ministrat e Jashtëm të BE-së që nuk arritën në dakordësi për të përcaktuar një datë për Konferencën e parë Ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Por ai thekson se pavarësisht përgjigjes negative, duhet të ecin përpara.

“Fitorja e fundit është më e mira, por nuk do të jetë më e mirë si e reja. Në politikë, fitorja nuk është në sport, është fillimi sepse aty në fakt fillon një mision shumë sfidues.

Jemi mbledhur këtu me vëllain tim Zoran, fatkeqësisht pasi nuk morëm dot një datë për konferencën e parë ndërqeveritare. Ajo që ne duhet të bëjmë është të ecim përpara dhe të realizojmë atë që na kërkohet nga Bashkimi Evropian.

Ne jemi të vegjël për të jetuar të izoluar nga njëri-tjetri, por të bashkuar mund të ia dalim për të jetuar së bashku.”- tha Rama. 

Ai u shpreh se Shqipëria nuk ka dështuar, pasi ka qenë gati prej kohësh: “Ne nuk kemi dështuar për një datë për hapjen e negociatave. Ne kemi qenë gati prej kohësh. Krijohet një situatë e çuditshme sepse qytetarët në Shqipëri i besojnë këta zyrtarë europianë dhe mendojnë se problemi është politika e brendshme.

Mund të flas pa fund për këtë gjë por le të ndalojmë më mirë këtu. Duke folur për kryebashkiakun e Shkupit. Duhet të vish në Tiranë për të vizituar Tiranën.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *