Vendosni fjalën kyçe....

Sot certifikohet 25 prilli, KQZ mblidhet për të zyrtarizuar mandatet e partive dhe deputetët


Pas përfundimit të procesit ankimor në Kolegjin Zgjedhor, sot pritet që të vuloset rezultati i zgjedhjeve të 25 prillit.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve do të mblidhet mesditën e kësaj të mërkure për të certifikuar zgjedhjet e 25 prillit. Mbledhja do të fillojë në orën 12:00 ku kreu i KQZ-së Ilirjan Celibashi do të zyrtarizojë rezultatet dhe deputetët për të 12 qarqet e Shqipërisë.

Kujtojmë se PD dhe LSI ankimuan rezultatin e 25 prillit duke kërkuar shpalljen e pavlefshme të rezultatit dhe ripërsëritjen e tyre, por Kolegji Zgjedhor i hodhi poshtë këto pretendime.

Edhe pse në disa prej qarqeve u zhvillua rinumërimi i një pjese të kutive të votimit, kjo nuk ndryshoi asgjë në rezultat.

Rendi i ditës:

Projektvendim “Për shpërndarjen e mandateve midis subjekteve zgjedhore dhe përcaktimin e kandidatëve fitues në zonën zgjedhore qarku Gjirokastër për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25.04.2021”;

Projektvendim “Për shpërndarjen e mandateve midis subjekteve zgjedhore dhe përcaktimin e kandidatëve fitues në zonën zgjedhore qarku Dibër, për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25.04.2021”;

Projektvendim “Për shpërndarjen e mandateve midis subjekteve zgjedhore dhe përcaktimin e kandidatëve fitues në zonën zgjedhore qarku Durrës, për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25.04.2021”;

Projektvendim “Për shpërndarjen e mandateve midis subjekteve zgjedhore dhe përcaktimin e kandidatëve fitues në zonën zgjedhore qarku Tiranë, për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25.04.2021”;

Projektvendim “Për shpërndarjen e mandateve midis subjekteve zgjedhore dhe përcaktimin e kandidatëve fitues në zonën zgjedhore qarku Shkodër, për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25.04.2021”;

Projektvendim “Për shpërndarjen e mandateve midis subjekteve zgjedhore dhe përcaktimin e kandidatëve fitues në zonën zgjedhore qarku Berat, për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25.04.2021”;

Projektvendim “Për shpërndarjen e mandateve midis subjekteve zgjedhore dhe përcaktimin e kandidatëve fitues në zonën zgjedhore qarku Kukës, për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25.04.2021”;

Projektvendim “Për shpërndarjen e mandateve midis subjekteve zgjedhore dhe përcaktimin e kandidatëve fitues në zonën zgjedhore qarku Korçë, për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25.04.2021”;

Projektvendim “Për shpërndarjen e mandateve midis subjekteve zgjedhore dhe përcaktimin e kandidatëve fitues në zonën zgjedhore qarku Lezhë, për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25.04.2021”;

Projektvendim “Për shpërndarjen e mandateve midis subjekteve zgjedhore dhe përcaktimin e kandidatëve fitues në zonën zgjedhore qarku Vlorë, për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25.04.2021”;

Projektvendim “Për shpërndarjen e mandateve midis subjekteve zgjedhore dhe përcaktimin e kandidatëve fitues në zonën zgjedhore qarku Elbasan, për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25.04.2021”;

Projektvendim “Për shpërndarjen e mandateve midis subjekteve zgjedhore dhe përcaktimin e kandidatëve fitues në zonën zgjedhore qarku Fier, për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25.04.2021”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *