Vendosni fjalën kyçe....

Ambasadori i BE-së do ruhet edhe nga Garda e Republikës


Këshillimi i Ministrave me propozim të Ministrit të Brendshëm ka vendosur që Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri të ruhet dhe mbrohet nga Garda e Republikës.

Kështu Gardës i shtohet edhe një personalitet në detyrat e saj për ta mbrojtur dhe ruajtur.

Gjithashtu Garda do mbrojë edhe objektet ku akomodohet dhe ushtron veprimtarinë Ambasadori.

Vendimi:

VENDIM Nr. 375, datë 23.6.2021

PËR PËRCAKTIMIN E PERSONALITETEVE DHE OBJEKTEVE TË TJERA QË RUHEN E MBROHEN NGA GARDA E REPUBLIKËS.
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 12, pikat 1, shkronja “d”, e 2, shkronja“d”, të ligjit nr.33/2021, “Për Gardën e Republikës së Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave VENDOSI:

Garda e Republikës ruan dhe mbron këto personalitete:
a) Ambasadorin e Bashkimit Evropian në Shqipëri.
2. Garda e Republikës ruan dhe mbron këto objekte:
a) Objektet ku akomodohet dhe ushtron veprimtarinë personaliteti i përcaktuar në shkronjën“a”, të pikës 1, të këtij vendimi.
3. Ngarkohen Ministria e Brendshme dhe Garda e Republikës për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *