Një efektiv i Gardës së Republikës që shërben si shoqërues i njërit prej anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit është arrestuar mesnatën e mbrëmdshme në Tiranë.
Arsan Demaj është prangosur nga policia pasi ka qenë në gjendje të dehur dhe nuk ka pranuar të ndalojë para një patrulle të policisë në kryeqytet.
Pasi ka kundërshtuar punonjësit e policisë, Demaj është larguar me mjet. Policia i është vënë pas dhe e ka ndaluar pak më vonë.
Gjatë ndalimit, efektivi i Gardës së Republikës ka kundërshtuar policët por më pas është prangosur dhe është shoqruar në Komisariatin 3 në Tiranë.