Një 61-vjeçar ka ndërruar jetë në Divjakë pasi është rrëzuar në kanal.
Sipas policisë dyshohet se viktima me iniciale V.Xh., ka rënë aksidentalisht në kanal teksa ka qenë duke ujitur tokën.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Këmishtaj rreth orës 14 thuhet në njoftimin e policisë.
Njoftimi
Sot rreth orës 13:40, në fshatin Këmishtaj, Divjakë, shtetasi V. Xh., 61 vjeç, dyshohet se duke vaditur ka rënë aksidentalisht në kanal dhe për pasojë ka humbur jetën. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.