Vendosni fjalën kyçe....

Gjoni në Kuvend: Puna e disa ambasadorëve ka qenë kriminale e antishqiptare, mbështetën autokracinë në kurriz të demokracisë


Deputeti i opozitës parlamentare, Ralf Gjoni, tha në Kuvend se disa ambasadorë në Shqipëri kanë mbështetur autokracinë në dëm të demokracisë.

Sipas Gjonit, puna e disave prej tyre ka qenë kriminale dhe antishqiptare duke bërë thirrje për hetimin e tyre.

Deputeti tha gjithashtu se në një vend normal të BE-së, ata do ishin shpallur ‘non grata’.

“Më takon të them dy fjalë për ambasadorët, sepse bëjnë check kutitë për karrierën e tyre, por ata mbështetën autokracinë në kurriz të demokracisë. Puna e disa ambasadorëve ka qenë kriminale, antishqiptare e meriton të hetohet një ditë. Në një vend normal të BE-së ata duhet të ishin shpallur non grata. Unë e dua Shqipërinë më shumë se këta ambasadorët që vijnë dhe ikun si autobusa.”, tha Gjoni.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *