Mbrojtësi i Las Vegas Raiders, Carl Nassib, është bërë lojtari i parë aktiv NFL në historinë e kampionatit që doli hapur si homoseksual, duke zgjedhur një datë në Muajin e Krenarisë për të zbuluar lajmin.
Nassib, 28 vjeç, i cili kohët e fundit nënshkroi një kontratë prej 25.3 milionë dollarësh me Raiders, zbuloi lajmin në një video në Instagram të hënën.
“Unë jam në shtëpinë time këtu në West Chester, Pennsylvania.” – tha Nassib në videon e shkurtër.
“Unë thjesht doja t’iu merrja shumë pak kohë për të thënë se jam homoseksual. Kam dashur ta bëj këtë prej shumë kohësh, por më në fund ndihem mjaft mirë që e hoqa nga gjoksi këtë peshë të rëndë. Me të vërtetë kam një jetë shumë të mirë: unë kam familjen, miqtë dhe punën më të mirë që një djalë mund të kërkojë. Unë jam një person mjaft privat, kështu që shpresoj se ju e dini se nuk po e bëj këtë për vëmendje.” – shtoi ai.
Nassib dhuroi gjithashtu 100,000 dollarësh për Projektin Trevor, një program informimi i cili bën fushatë për të ndihmuar në parandalimin e vetëvrasjeve midis të rinjve LGBT në SHBA.
Përgatiti për Hashtag.al, Klodian Manjani