Vendosni fjalën kyçe....

Murrizi thirrje ambasadores Kim: Për Drejtësinë e Re, mos zgjidhni bashkëpunëtorë të ish-sigurimit


Në seancën e sotme plenare, deputeti Myslim Murrizi bëri një thirrje për ambasadoren amerikane Yuri Kim.

Ai i kërkoi asaj që të mos zgjedhë bashkëpunëtorë të ish-sigurimit, për t’i emëruar në sistemin e drejtësisë së re. 

Murrizi thekson se nuk është dakord që sot të aspirohet për një drejtësi të re 500 milionë dollarë të investuar nga amerikanët, por që do të bëhet nga institucionet tona.

“Shqiptarët e duan drejtëisnë e re. Unë s’jam nga ata që qaj pse është hequr lideri nga foto e një gazete. Ishalla hiqet fare nga republika.

Por s’jam dakord si një nga studentët e ‘90-ës sot se kam menduar kurrë që do aspirohej një drejtësi e re me 500 milionë dollarë të investuar nga amerikanët që do ta bëjnë këta.

Zonja Kim, 91-95 ka qenë matura e parë post komuniste në juridik, ke 25 breza juristësh nga 95. Mbylli sytë e merr e zgjidh mes tyre kë të kesh qejf një, boll më me bashkëpunëtorë të ish-sigurimit.”- tha Murrizi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *