Vendosni fjalën kyçe....

Nga refugjate në pilote, Ushtria Amerikane vlerëson shqiptaren e cila po merr pjesë në stërvitjen “Defender Europe 21” (FOTO)


Ushtria Amerikane ka provovuar një pilote shqiptare, që merr pjesë në stërvitjen “Defender Europe 21”. Togerja e Dytë Valdeta Mehanja është pjesë e ushtarëve amerikanë që kanë ardhur në Shqipëri prej disa muajsh dhe po stërviten.

“Njihuni me Togeren e 2-të, Valdeta Mehanja.

E lindur në Kosovë dhe me prejardhje shqiptare, Mehanja është pilote e Alabama National Guard që erdhi në SHBA si refugjate duke i shpëtuar konfliktit në rajon.

Ajo tani është në Shqipëri si pjesë e #MbrojtësEurope 21, duke shërbyer si pilote, interpretuese dhe këshilltare kulturor.

‘Nëse punojmë së bashku, do të jemi më të fortë së bashku’.”– shkruan Ushtria Amerikane në një postim në rrjetet sociale.

Mehanja është një shqiptare e lindur në Kosovë dhe një shtetase amerikane, pasi sëbashku me familjen u detyrua të linte vendlindjen në kohën e luftës.

Në një artikull të muajit Maj, Mehanja ka treguar se kurrë më parë nuk e kishte vizituar Shqipërinë dhe se nuk e kishte menduar se do të vinte si pjesë e punës së saj.

“Unë kurrë nuk kam vizituar Shqipërinë më parë. Është një ndjenjë e pabesueshme të jesh këtu, si një pilote, me uniformë dhe në ushtrinë e SHBA-ve.”– thotë ajo. “Unë nuk do ta kisha pasur kurrë këtë mundësi për të fluturuar nëpër Shqipëri nëse nuk do të ishte për ushtrinë. Të isha në gjendje ta përjetoja këtë thjesht më bëri të lumtur.”

Ajo u rrit e varfër dhe familja e saj u bë refugjate e luftës, duke lënë pas ato pak gjëra që kishin për t’i mbijetuar një konflikti të dhunshëm. Vite më vonë, si kontraktuese për Departamentin e Mbrojtjes së SHBA-ve, autokolona e saj që udhëtonte për në Bagdad u zu në pritë nga mjete shpërthyese të improvizuara dhe të shtëna me armë zjarri.

Sidoqoftë, ajo u shpëtua nga pilotët amerikanë dhe aty e kuptoi se kjo ishte ajo që donte të bënte.

“Kjo më bëri të dëshiroj të bashkohem me aviacionin. E dija që kisha një mision më të madh. Unë nuk mund të isha thjesht një person i thjeshtë dhe të mos jepja mbrapsht”.

Që atëherë Mehanja e ka arritur atë qëllim dhe është bërë një pilote e UH-60 Black Haëk për Ushtrinë e SHBA-ve. Ajo tregon për emocionet që përjetoi kur mësoi se po shkonte në Shqipëri për të marrë pjesë në stërvitjen DEFENDER-Europe 21.

“Isha aq e ngazëllyer. Nuk mund ta besoja që njësia e Gardës në të cilën u bashkova po shkonte në Shqipëri.”– tha ajo. “Nuk e kuptova se sa i bukur është ky vend derisa fluturova përreth maleve. Unë nuk mendoj se mund të kisha vizituar Shqipërinë në një mënyrë më të mirë.”

Përveçse lidhjes shpirtërore për shkak të origjinës, kjo stërvitje është shumë e rëndësishme për Mehanjan sepse ky është misioni i saj i parë që fluturon jashtë SHBA-ve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *