Selami Jenishehri ka akuzuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve se nuk ka bërë detyrën lidhur me zgjedhjet e 25 prillit në vend.
Deputeti i opozitës parlamentare tha se KQZ-ja kishte lënë jashtë votimit emigrantët duke i bërë thirrje presidentit Meta që të mos i certifikojë zgjedhjet e 25 prillit.
Ai tha se zgjedhjet janë të paligjshme dhe se shtatori i këtij viti do prodhojë destabilitet njësoj si në vitin 1997.
“KQZ-ja ka refuzuar të bëjë detyrën e saj në zgjedhjet e 25 prillit duke lënë pa votuar emigrantët. Kjo do të prodhojë në shtator një situatë destabilizuese si ajo në vitin 1997. Nuk ka parlament e qeveri legjitime. Shpresoj që presidenti të mos i certifikojë zgjedhjet e 25 prillit 2021. Duhet të përsëriten zgjedhjet pasi është shkelur Kodi Zgjedhor. Këto zgjedhje janë të pavlefshme.” – tha ndër të thera Jenishehri.