Vendosni fjalën kyçe....

Prezantuesi i lajmeve ndërpret edicionin kryesor dhe thotë se nuk kanë marrë ende rrogat: Jemi qenie njerëzore, duhet të paguhemi (VIDEO)


Një prezantues nga Zimbabve ndërpreu një transmetim të drejtpërdrejtë të lajmeve, për të zbuluar se ai dhe pjesa tjetër e stafit të televizionit nuk ishin paguar për punën e tyre.

Të shtunën në mbrëmje, Kabinda Kalimina ishte duke lexuar lajmet kryesore në KBN TV News (Rrjeti Kenmark Broadcasting) kur bëri një deklaratë të paptritur.

Duke marrë frymë thellë, Kalimina fillo të thoshte: “Unë punoj për lajmet, zonja dhe zotërinj. Ne jemi qenie njerëzore. Ne duhet të paguhemi.”

Ai më pas shtoi “Ne nuk jemi paguar” duke iu referuar vetes dhe kolegëve të tjerë që punonin për televizionin.

Fjala e tij u ndërpre dhe u fut sigla e hapjes së emisionit përsëri. Më pas stacioni televiziv ka reaguar duke e denigruar figurën e gazetarit dhe duke e konsideruar deklaratën e tij si një përpjekje për të marrë famë, apo se ai kishte shfaqur “sjellje si i dehur”.

KBN TV tha se do të hetonin se si një “prezantues me kohë të pjesshme i dehur e gjeti veten në transmetim të drejtpërdrejtë”.

“Si KBN TV, ne jemi të tmerruar me sjelljen e dehur të ekspozuar përmes një videoklipi që është bërë viral në mediat sociale dhe është vënë në skenë nga një prej prezantuesve tanë me kohë të pjesshme gjatë asaj që duhet të kishte qenë edicioni kryesor i lajmeve mbrëmë.”- tha Kennedy K Mambwe, CEO i televizionit, citon gazeta Metro.

Ai deklaroi se KBN TV ka procedura shumë të mira ankimimi për të gjithë anëtarët e stafit përmes të cilave ata mund të kanalizojnë ankesat e tyre.

“Prandaj, sjellja e mbrëmshme nga Kabinda Kalimina është jashtë karakterit dhe nuk përfaqëson atë që jemi si stacion. Ne e dënojmë me forcë atë sjellje të neveritshme dhe i nxisim anëtarët e publikut të trajtojnë atë ‘marifet për një natë famë’ me përbuzjen që meriton.”-shkroi ai.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *