Serbia nuk do i bashkohet BE-së në rast se kjo e fundit do i vendosë sanksione Rusisë.
Në një konferencë për shtyp nga Beogradi, kreu i kuvendit Daçiç tha se Rusia është vend mik e po kështu është garanci për Serbinë dhe për mbrojtjen e integritetit territorial të pakicave serbe në Kosovë.
Sipas tij, mbështetja e Moskës dhe Pekinit i mundësojnë Beogradit që të përballet me presionin në politikën e jashtme.
“Marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Rusisë janë të rëndësisë së veçantë. Ato janë në pikën më të lartë që e mbajnë në mend brezat tanë.” – tha Daçiç, shkruan Koha.