Administrata e Presidentit të SHBA Joe Biden të mërkurën vazhdoi traditën e Uashingtonit për të votuar kundër një rezolute vjetore të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara që kërkon fundin e një embargo ekonomike të SHBA në Kubë.
Rezoluta u miratua për herë të 29-të me 184 vota pro, tre abstenime dhe dy pa votuar- Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli. Vota e KB mund të ketë peshë politike, por vetëm Kongresi i ShBA mund të heqë embargon më shumë se 50-vjeçare.
Shtetet e Bashkuara vazhdimisht votuan kundër rezolutave të KB për 24 vjet, por abstenuan për herë të parë në 2016 nën qeverisjen e ish Presidentin Barack Obama, pasi Uashingtoni dhe Havana krijuan një marrëdhënie më të ngushtë.
Uashingtoni më pas u kthye në kundërshtimin e rezolutës nën administrimin e Presidentit Donald Trump. Trump gjithashtu riktheu gati të gjitha masat që Obama kishte marrë për të lehtësuar embargon dhe për të përmirësuar lidhjet midis Shteteve të Bashkuara dhe armikut të saj të vjetër të Luftës së Ftohtë.
Biden u zotua gjatë fushatës së tij të kthente disa nga masat e Kubës së Trump që “i kanë shkaktuar dëm popullit Kuban dhe nuk kanë bërë asgjë për të përparuar demokracinë dhe të drejtat e njeriut”.
Por ai ende nuk e ka realizuar këtë premtim dhe administrata e tij ka thënë se një ndryshim i politikës ndaj Kubës nuk është ndër përparësitë e saj kryesore.