Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca ka zhvilluar një takim këtë mëngjes me kryetarin e Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushin.
Në një postim në “Twitter”, Soreca thotë se e ka përgëzuar Sadushin për punën e bërë ndërsa shrehet se kanë diskutuar edhe për sfidat që has Gjykata në nivelin logjistik.
“Takova Kryetarin e Gjykatës së Lartë dhe e përgëzova atë për zvogëlimin e çështjeve të prapambetura dhe hapjen e 3 vendeve të lira të Gjykatës Kushtetuese. Ne diskutuam edhe sfidat e Gjykatës në nivelin logjistik.”- shkruan Soreca në “Twitter”.
I met Act. High CourtChair #Sadushi and congratulated him for reducing cases backlog and opening 3 Constitutional Court vacancies. We discussed Court’s challenges ahead, incl. at logistical level and I confirmed @EUinAlbaniasupport to Court’s work https://t.co/fBmEoh9sIk pic.twitter.com/sdhspfYlJJ
— Luigi Soreca (@LSorecaEU) June 24, 2021