Vendosni fjalën kyçe....

Sulmi ndaj mitropolitëve, prifti: Po më ndëshkonin pa patur faj


Të tjera detaje mësohen nga ngjarja e rëndë që ndodhi pasditen e djeshme në Athinë, ku një prift u hodhi acid në fytyre disa metropolitëve.

Sipas policisë, i dyshuari Theofylaktos Kombos bleu dy shishe vitriol nga internet. Ai i futi shishet në një qese, zbriti në Athinë dhe u shfaq në gjykatën sinodale, ku po shqyrtohej çështja e tij.

37-vjeçari sipas policëve, kishte vendosur t’i ndëshkonte mitropolitët në rast se vendosnin ta pushonin nga puna. Prandaj, kur filloi procesi i shpalljes së vendimit dhe ai e kuptoi se po i vinte fundi si një klerik, ai nxori papritmas shishet dhe filloi të spërkasë të shtatë mitropolitët me acid sulfurik.

“Isha e mbingarkuar me zemërim. Unë kisha prova që nuk kisha faj. Ka kaq shumë që po ndodhin dhe megjithatë ata më ndëshkuan.”- thuhet se i ka thënë prifti policëve, citon Protothema.

I dyshuari, është një prift i cili rrezikoi të dëbohej nga kisha, pasi ishte akuzuar tre vite më parë si i përfshirë në trafikun e drogës.

Peshkopët po takoheshin për të diskutuar për ta hequr atë nga priftëria – pasi ai u kap nga policia me 1.8 gram kokainë në qershor 2018.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *