Kryeqyteti i Perusë, Lima u godit nga një tërmet me magnitudë 6 allë të martën në mbrëmje. Lëkundjet u kapën në televizion drejtpërdrejt dhe bënë që njerëzit të vraponin në rrugë.
Sipas Institutit Gjeofizik të Perusë, epiqendra ishte 33 kilometra në jugperëndim të qytetit Mala në rajonin e kryeqytetit Lima. Lëkundje të forta janë ndjerë edhe në kryeqytet.
Lëkundjet e papritura ndërprenë disa intervista të drejtpërdrejta në TV, me drejtuesit e lajmeve që udhëzonin të gjithë të qëndronin të qetë.
Nuk ka raportime për viktima. Gazeta Gestion raportoi se të paktën një ndërtesë banimi në Lima ishte dëmtuar.
Kryebashkiakja e Malasë, Sonia Ramos, i tha medias se disa shtëpi u dëmtuan dhe njerëzit u lënduan duke u larguar gjatë largimit nga shtëpitë e tyre.