Vendosni fjalën kyçe....

3 viktima dhe 9 raste të reja nga Covid-19 në Maqedoninë e Veriut


Maqedonia e Veriut brenda 24 orëve të fundit ka regjistruar nëntë raste të tjera dhe tre viktima si pasojë e koronavirusit të ri (COVID-19).

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirus ka arritur në 155.663, ndërsa numri i vdekjeve në 5.484.

Autoritetet njoftojnë se 13 pacientë të tjerë e kanë fituar betejën kundër koronavirusit, me çka numri i përgjithshëm i pacientëve të shëruar ka shkuar në 149.946.

Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 në vend është 233.

Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore kanë kryer 867.233 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 3.239 teste të kryera gjatë ditës së fundit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *