Dy ditë pasi qeveria miratoi fondin për ndërtimin e Teatrit Kombëtar, avokatja Adriana Kalaja i ka kërkuar Gjykatës Kushtetuese të përshpejtojë procedurat për marrjen e vendimit lidhur me padinë e presidentit Ilir Meta për Teatrin Kombëtar.
Në një deklaratë për mediet, avokatja e “Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit” shprehet se qeveria e Bashkia nuk e konsiderojnë fare Gjykatën Kushtetuese, pasi në vend të presin vendimin po vijojnë me procedurat për ndërtimin e Teatrit të Ri.
“Nuk kanë respekt, nuk konsiderojnë fare Gjykatën Kushtetuese, për vendimmarrjen e kësaj gjykate. Duke injoruar totalisht, duke ironjuar vendimin e nesërm, nxjerrin një akt normative, në kundërshtim me Kushtetutën. Pritet të kalojë në Kuvend. E dimë shumë mirë pasojat e aktit normative i cili do ta miratojë sepse është Kuvend që miraton urdhërat e Ramës.
Ne duke ditur situatën në GJK, duke marrë informacionin e plotë se GJK po diskuton, po debaton në lidhje me vendimin e kërkesave të Presidentit që janë edhe kërkesat tona si palë e tretë. I kërkojmë GJK që të përshpejtojë dhënien e vendimit, sepse ky akt normative mund të agravojë dhe më tepër akte të tjera që kanë karakter të dëmshëm në interest të publikut. Do të doja të sqaroja se qassja e institucioneve, që në mënyrë konseguente shkelin ligjin, kanë ardhur edhe në një nënvlerësim që GJK i bëri procesit. Presidenti që në fillim, dhe ne kërkuam marrjen e masave të zbatimit të tre akteve që duhet të shfuqizohen.
Nisur nga vendimi i GJK që vendimi për masat e peuzllimit do të merren me vendimin, nuk e kanë ndaluar mbase e kanë nxitur Këshillin e Ministarve, Kuvendin dhe Bashkinë e Tiranës të vijojnë me procedurat korruptive për ndërtimin e Teatrit të Ri.”- tha zonja Kalaja.
Gjatë fjalës së saj, Kalaja i ka bërë edhe një thirrje të veçantë ambasadores amerikane në vendin tonë, Yuri Kim që të dalë e të prononcohet për herë të parë për Teatrin, për të bërë presion për këtë çështje në mënyrë që të respektohet Gjykata Kushtetuese.
“Do i bëja një kërkesë ambasadorëve, sidomos Yuri Kim e cila ka ndikuar shumë edhe në ngritjen e GJK. Besoj është në dijeni të plotë, që del në çdo dalje publike, është momenti të dalë Yuri Kim pasi nuk është prononcuar akoma për Teatrin, e ka ditën sot të dalë e t’i bëjë presion institucioneve përgjegjëse. Ne përderisa respektojmë ligjin, Gjykatat, na pëlqen apo jo duhet të presim hapat e mëtejshme. Është shkelje e pafalshme, injorim nga institucionet përgjegjëse mos presin.
Unë jo më kot e thashë, injorim dhe presion, janë dhe pjesë e procesit, e dinë në çfarë faze është procesi kushtetuese, pra i thonë Gjykatës ti merre vendimin si të duash, ne do vijojmë punën tonë. Fakti që akti normative shkon në Kuvend, ata s’kanë asnjë lloj problem.
Yuri Kim mos merret me vogëlsira, jo me mediat. Media pasqyron lajmet reale, ambasadorja të dalë sot. Pse Këshilli i Ministrave 6 ditë pas vendimit, nxjerr aktin.”- tha Kalaja.