Vendosni fjalën kyçe....

Identifikohen 4 viktimat dhe 3 të plagosurit nga aksidenti në Fier-Vlorë


Zbulohet se kush janë 4 viktimat dhe 3 të plagosurit nga aksidenti tragjik që ndodhu mëngjesin e sotëm në aksin Fier-Vlorë.

Katër familjarët që humbën jetën ndërsa po udhëtonin me automjetin “Toyota”, janë Eduart Gushi, Silvana Gushi dhe dy vajzat e tyre Anastasia dhe Eva Gushi, 14 dhe 9 vjeçe.

Ndërkohë në spital të plagosur janë Igli Madani, Fabio Lamaj dhe Glori Selimi, të cilit udhëtonin me automjetin “Audi” që përplasi nga mbrapa automjetin e familjes Gushi.

Burrë e grua dhe dy vajzat e tyre sipas televizionit “News 24” sapo kishin ardhur nga Greqia dhe po shkonin me pushime. Çantat dhe valixhet që ndodheshin në makinën e tyre tip “Toyota” janë shpërndarë në rrugë në vendin ku ndodhi aksidenti.

“Si pasojë e aksidentit kanë ndërruar jetë 4 personat që udhëtonin me mjetin ‘Toyota’, shtetasit E. G., 44 vjeç, S. G., 33 vjeçe, A. G., 14 vjeçe dhe E. G., 9 vjeçe.

Ndërkohë, në spitalin e Vlorës po marrin mjekim 3 shtetasit që udhëtonin me mjetin ‘Audi’, I. M., F. L dhe G. S., të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Vijojnë veprimet nga grupi hetimor, për sqarimin e rrethanave të aksidentit.”-
ka informuar policia në një njoftim të përditësuar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *