Anëtari i grupimit “Për PD-në” Edvin Kulluri nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka ironizuar strategjinë e opozitës për mbrojtjen në Gjykatën Kushtetuese lidhur me zgjedhjet lokale 2019.
Kulluri thotë se me të njëjtën ide ku nuk ndryshohen drejtuesit e institucioneve nëse një parti nuk hyn në zgjedhje mund të qëndrojnë pa fund.
Sipas Kullurit qasja e opozitës mund të jetë një precedent për të cilin thotë me ironi se nëse PS-ja e përdor në zgjedhjet e vitit 2025 atëherë nuk ndryshon më qeveria.
“Pra nëse PS nuk hyn në zgjedhjet e përgjithshme të 2025 pa asnjë arsye, i bie të mos ndryshojë qeveria sa tu dojë qejfi Ramës me shokë?!
Këtë i kërkojnë “mjeshtrit e opozitës” Gjykatës Kushtetuese! E meqenëse nuk kishin besim tek zgjedhjet e lira në 2019, pse hynë në 25 prill!
Këta tallen me ata demokratë që ende i dëgjojnë! Kujtojnë se tallen me ndërkombëtarët e me Gjykatën Kushtetuese qe e ka pranuar talljen duke ja pasuar Komisionit te Venecias!
E meqë janë serioze dhe Meta e Rama, pse nuk dekretohen zgjedhjet ne Shkodër, Durrës e Vorë ku nuk ka kryetare të zgjedhur bashkie?!”-shkruan Kulluri.