Studiuesit në ‘Memorial Sloan Kettering Cancer Center’ (MSK) kanë zbuluar një qasje për të vëzhguar përparimin e kancerit në kohën që ndodh me përdorimin e të mësuarit makinerik, duke siguruar një ‘pamje më të qartë’ të përhapjes së sëmundjes.
Studimi, i publikuar të mërkurën, i udhëhequr nga një biolog kompjuterik dhe një studiues i kancerit zbuloi se një qasje e të mësuarit makinerik mund të përdoret për të vëzhguar ndryshimet gjenetike me kalimin e kohës për të parashikuar me saktësi përparimin e tumoreve të kancerit.
Procesi funksionon duke përdorur një mjet për të mësuar makinerinë, të quajtur fitClone, i cili zbaton matematikën e gjenetikës së popullatës në qelizat kancerogjene brenda tumorit.
Sistemi krijon një model të qelizave individuale dhe mënyrën se si ato mund të sillen, duke u siguruar mjekëve të dhëna që mund t’i ndihmojnë ata të planifikojnë trajtimin e pacientit.
Përdorimi i kësaj qasjeje mund të lejojë mjekët të mbikëqyrin e parashikojnë nëse një tumor i kancerit reagon ndaj mjekimit apo jo dhe të identifikojë qelizat që ka të ngjarë të jenë përgjegjëse për një rikthim të tumorit.
Kjo do të lejojë që profesionistët mjekësorë të përgjigjen më shpejt ndaj kancerit, duke e trajtuar atë para se të zhvillohet dhe përhapet.