Vendosni fjalën kyçe....

Meta pas aksidentit tragjik ku u shua familja: Policia Rrugore të marrë çdo masë për parandalimin e të tilla tragjedive


Presidenti Meta i ka bërë thirrje Policisë Rrugore dhe të gjitha institucuioneve përgjegjëse që të marrin çdo masë për të parandaluar aksidentet rrugore tragjike në rrugët e vendit.

Teksa ngushëllon të afërmit e familjes Gushi, katër anëtarët e së cilës ndërruan jetë ditën e sotme në një aksident tragjik në rrugën Fier-Vlorë, Meta u bën thirrje qytetarëve të vendit që të udhëtojnë me shumë kujdes.

“Kam përcjellë me trishtim shumë të thellë lajmin e rëndë të humbjes së familjes Gushi në një aksident tragjik në aksin rrugor Fier-Vlorë. I bashkohem dhembjes së të afërmve dhe ju shpreh ngushëllimet më të ndjera! Zoti t’ju japë forcë për të përballuar këtë tragjedi, që na ka tronditur sot të gjithëve. Duke kërkuar një hetim të plotë, i apeloj Policisë Rrugore dhe çdo strukture tjetër përgjegjëse, të marrin të gjitha masat efektive për të parandaluar të tilla tragjedi, sidomos në këtë periudhë të ngarkuar të sezonit turistik. Ju bëj thirrje të gjithë qytetarëve të udhëtojnë me shumë kujdes! Shpejtësia vret!” – shkruan Meta në Facebook.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *