Vendosni fjalën kyçe....

Ministri britanik i Shëndetësisë kapet duke tradhëtuar gruan me ndihmësen e tij (FOTOT)


Ministri i Shëndetësisë në Mbretërinë e Bashkuar, Matt Hancock akuzohet se është përfshirë në një lidhje jashtëmartesore me ndihmësen e tij.

Tabloidi britanik “The Sun” publikoi dje disa fotografi të ministrit Hancock i cili shihet duke përqafuar mikeshën e tij Gina Coladangelo, e cila vepron si këshilltare në departamentin e tij, të financuar nga taksapaguesit. Ajo ishte marrë në punë vetëm vitin e kaluar, ndërkohë që vendi u godit nga pandemia e Covid-19.

Fotografitë e kamerave të sigurisë thuhet se janë marrë më 6 maj – por çifti janë parë të përqafuar edhe në raste të tjera gjatë pandemisë, thanë disa burime për gazetën.

Hancock dhe Coladangelo u kapën në kamera duke u puthur në Selinë e Departamentit të Shëndetësisë në Londër gjatë orarit të punës muajin e kaluar, ndërsa filloi të përhapet një nga variantet më virale të Covid-19.

Kjo puthje është dhënë rreth orës 3 të pasdites më 6 maj, ditën e zgjedhjeve lokale në Mbretërinë e Bashkuar.

Përpara se Hancock t’i dhuronte një puthje këshilltares së tij, ai ka kontrolluar nëse kishte njerëz tij aty rrotull, por harroi një detaj, kamerat.

Sipas gazetës, lajmi se Hancock dhe Coladangelo kishin një lidhje dashurie “vlonte” në ministri prej kohësh.

Burimi tha: “Ata janë përpjekur ta mbajnë sekret, por të gjithë e dinë se çfarë ndodh brenda një ndërtese të tillë”.

Si ministri, ashtu edhe Coladangelo është e martuar dhe është nënë e tre fëmijëve.

Hancock me ndihmësen e tij 

Ministri dhe ndihmësja pas tij

Hancock nga ana tjetër është i martuar me Martha Hoyer Millar prej 15 vitesh dhe kanë sëbashku një vajzë dhe dy djem.

Gruaja e ministrit britanik është parë duke u larguar nga shtëpia mëngjesin e ditës së sotme ndërsa ende mbante në gisht unazën e martesës. Ajo nuk bëri asnjë prononcim për mediet lidhur me tradhëtinë e bashkëshortit.

Matt Hancock dhe gruaja Martha Hoyer Millar

Martha Hoyer Millar duke dalë nga shtëpia


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *