Princi Harry dhe Dukesha e Sussex, Meghan Markle, thuhet se hodhën poshtë titullin ‘Earl of Dumbarton’ për djalin e tyre Archie, nga frika se ai do të tallej pasi fjala ‘Dumbarton’ kishte fjalën ‘dumb’ (memec, budalla) si pjesë përbërëse.
Media britanike Telegraf citoi burime të shumta anonime të mërkurën të cilët pretenduan se çifti nuk donte që djali i tyre të përdorte titullin – i cili mbahet tani për tani nga Princi Harry – nga frika se ai mund të ngacmohej.
Një nga burimet i tha gazetës se Dukës dhe Dukeshës së Sussex ‘nuk i pëlqente ideja që Archie të quhej Earl of Dumbarton për shkak të pjesës ‘dumb’ (memec, budalla) dhe ata ishin të shqetësuar se si mund të dukej kjo, ndërsa një tjetër pohoi se ‘nuk ishte vetëm Meghan’ që shqetësohej për titullin, por edhe Harry’.
Pas kësaj përdoruesit e rrjeteve sociale kritikuan çiftin duke thënë se po tregonin mungesë respekti ndaj njerëzve të Dumbarton.