Kryeministri Edi Rama ka qenë ditën e sotme në Vlorë, ku ka kryer një inspektim në investimet për infrastrukturën e këtij qyteti.
Por ajo që vihet re është theksimi i konfliktit me Kryetarin e Bashkisë, Dritan Leli.
Edhe në inspektimet e punimeve që janë firmosur nga Leli dhe kryhen në territorin administrativ të bashkisë që drejton ai, kryeministri nuk e ka marrë për ta shoqëruar.
Në videon e shpërndarë prej vetë Ramës, shihet teksa shoqërohet nga Afrim Qendro, nënkryetar i Bashkisë dhe deputeti Damian Gjiknuri.
Konflikti mes Kryeministrit dhe ka filluar përpara zgjedhjeve të 25 prillit ku Lelit iu propozua të kandidonte për deputet ndërsa ai nuk pranoi dhe më pas u përjashtua nga fushata në këtë qark.
Leli prej ditësh është në një përplasje edhe me Këshilltarët e Bashkisë ku këta të fundit kërkojnë që mbledhjet të kryhen fizikisht ndërsa kryebashkiaku insiston në mosballafaqimin me tyre duke vijuar t’i zhvillojë ato virtualisht.