Vendosni fjalën kyçe....

Rusia paralajmëron: Do bombardojmë çdo anije luftarake që lundron shumë afër Krimesë


Rusia ka paralajmëruar se do të bombardojë çdo anije luftarake që lundron shumë afër Krimesë, një ditë pasi një mjet i ushtrisë britanike shkeli kufirin detar.

Zëvendës ministri i jashtëm Sergei Ryabkov tha të enjten se çdo anije luftarake pushtuese mund të sulmohet herën tjetër kur ata të lundrojnë ‘shumë afër’ me Krimenë.

Ryabkov tha se integriteti territorial i Rusisë do të mbrohet me çdo mjet të mundshëm, duke përfshirë edhe forcën ushtarake.

“Ne mund t’i drejtohemi vetëm mendjes së shëndoshë dhe të kërkojmë respekt për të drejtën ndërkombëtare.”-u tha Ryabkov gazetarëve, citon RT. “Nëse kjo nuk ndihmon dhe nëse kolegët tanë nuk e kuptojnë, ne jo vetëm që mund të bombardojmë në kurs, por edhe në shënjestër.”

Kërcënimi i Ryabkov i referohej incidentit që ndodhi ditën e mërkurë kur një aeroplan luftarak rus “kreu një bombardim paralajmërues” përpara kursit të anijes britanike, për ta detyruar atë të kthehet në ujërat ndërkombëtare.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes të Rusisë, anija detare britanike hyri në ujërat territoriale të vendit në 11:52 të mëngjesit me kohën lokale dhe udhëtoi 3 km brenda kufirit, pranë Kepit Fiolent, në Krime. Ministria gjithashtu tha se mjeti luftarak britanik ishte paralajmëruar paraprakisht për përdorimin e armëve.

Britania ka mohuar që anija luftarake të jetë qëlluar dhe tha se po udhëtonte nëpër ujërat e Ukrainës e jo të Rusisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *