Vendosni fjalën kyçe....

Shuarja e familjes në aksident, dhjetëra të rinj bllokojnë bulevardin te Ministria e Brendshme në shenjë proteste


Në shenjë proteste kundër aksidenteve rrugore nga i cili më i fundit dhe më i rëndi që rezultoi me shuarjen e një familjeje ditën e sotme , qytetarët janë sensibilizuar dhe janë hedhur në një protestë para Ministrisë së Brendshme.

Disa të rinj që në shenjë protestë bllokuan për pak minuta rrugën para Ministrisë së Brendshme, duke u shtrirë përtokë bashkë me biçikletat e tyre.

Ndërkohë, mbrëmjen e sotme një çift bashkë me dy fëmijët e tyre në shenjë homazhi për viktimat e aksidentit ndezën qirinj para ministrisë së Brendshme. Sipas tyre kjo pasi është ky institucion që duhet të marrë masa për parandalimin e aksidenteve.

Një njeri që udhëton me 150-200 km/h në orë në një rrugë, sado që të jetë limiti i saj, mendoj se është vrasës potencial. Se ai nuk u aksidentua, por vrau, mori në qafë dikë tjetër. Ka diçka që nuk funksionon këtu. Ne shohim kudo policë, por këta njerëz e lëvizin me mbi 150 km në orë janë aktiv.”, tha qytetari.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *