Nga Ylli Manjani
“Nuk ndryshojnë masat anti-covid- ka vendosur Komiteti.
Me thënë të drejtën jam dakord!
Kam qenë dakord edhe me mosmbylljen e fundvitit të shkuar. Megjithëse u infektova dhe vetë. Ashtu siç nuk kam qenë dakord me mbylljen e egër të pranverës së vjetshme.
Qartësisht është provuar se masat ndaluese nuk ndalojnë infeksionin, por liritë dhe të drejtat e njerëzve.
Më mirë me virus e i lirë, mendoj.
Atëhere përse duhen masa të tjera ndaluese?! Virusin do e marrim gjithsesi. Mirë është të bëhet vaksinë e mirë (jo kineze) që të ndihmojë trupin.
Kaq.
Viruset nuk ndalen duke ndalur jetën e njerëzve me urdhër.
Nuk e kuptoj opozitën që sugjeron bllokim të jetës, lirive e të drejtave të njerëzve!?
Njeriu e ruan vetë veten.
Vaksina e mirë ndihmon.
S’ka qeveri e as komitet që të ruajë shëndetin me urdhër.
Ah po, duhet dhe paracetomol i mirë që të bëjë efekt…