Një protestë për kthimin e aboneve të përgjithshme në linjat e urbanëve të Tiranë pritet të zhvillohet pasditen e sotme para Bashkisë së Tiranës.
Protesta është organizuar nga Organizata Politike, e cila ka mbledhur 11 mijë e 200 firma qytetarësh që kërkojnë kthimin e aboneve.
Anëtari i OP-së, Bislim Lakna tha për Syri TV, se protestat do vijojnë deri në rikthimin e aboneve të përgjithshme.